Albspirit

Media/News/Publishing

E TRISHTE! Vdes vogëlushja nga Durrësi që ngriti në këmbë shqiptarët

Ka humbur betejën me sëmundjen vogëlushja nga Durrësi Kejsi Prizreni.

Bukuroshja preku zemrat e shumë shqiptarëve të cilët ofruan ndihma të shumta monetare për t’i ardhur në ndihmë familjes së saj për të përballuar kurimin e shtrenjtë dhe të specializuar që asaj i nevojitej.

Por një nga njerëzit e afërt të Kejsit, ka bërë të ditur lajmin tragjik. 9-vjeçarja nuk ja doli.

9 vjeçarja nga Durrësi vuante nga sdindroma “Stevens- Jonson”. Prindërit e kishin çuar për kurim të specializuar në Itali, por ajo nuk ka arritur t’ia dalë.

Miq të familjes së saj, shokë të Kejsit në shkollën ku ajo mësonte, por edhe institucione të shumta shtetërore ju bashkuan fushatës për të mbledhur të ardhura për kurimin e vogëlushes.

Sindroma Stevens-Johnson është një çrregullim i rrallë, i lëkurës dhe i mukozës. Zakonisht është një reagim ndaj një infeksioni. Shpesh, ajo fillon me simptoma të ngjashme me gripin, e ndjekur nga një skuqje e dhimbshme e kuqe ose ngjyrë vjollce që përhapet në lëkurë.

 

Please follow and like us: