Historia e birësimit të Blendi Fevziut

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të njohur dhe më të suksesshëm në Shqipëri. Prej 20 vjetësh ai drejton “Opinion”, një nga emisionet televizive më të shikuar. Përveç kësaj ai është një baba shumë i kujdesshëm. Shpesh e kemi parë në rrjetet sociale, teksa poston foto me dy vajzat e tij. Por media ka zbuluar edhe një detaj të ri nga jeta e gazetarit. Pakkush e dinte që Blendi Fevziu është një fëmijë i birësuar. Mbiemri i tij i parë ka qenë Bregasi. Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Më pas është birësuar në një moshë të brishtë nga Ali Fevziu. Burime për mediat tregojnë historinë e internimit të Blendi Fevziut. Gazetari ka lindur kur prindërit ishin të internuar. Duke qenë se ishte një nxënës shumë i mirë, daja e nënës së tij, e birësoi në Tiranë, për t’i dhënë një mundësi më të mirë për shkollimin e tij.