Albspirit

Media/News/Publishing

Ngrica në aeroportin e Prishtinës tmerron udhëtarët e avionit që po ulej (FOTO)

Aeroplani i kompanisë Swiss është nisur nga Gjeneva për në Prishtinë në orën 6.28 me 180 udhëtarë kosovarë. Për shkak të motit me borë që po mbretëronte në Kosovë, ai pati shumë vështirësi gjatë zbritjes në Aeroportin e Prishtinës, njofton Nazmi Ahmeti, i cili ndodhej në atë avion.

“Sapo rrotat e avionit prekën pistën, piloti u detyrua ta mbushte me gaz në mënyrë urgjente. Ai tha se kishte shumë vështirësi nga bora në pistë. Në aeroplan, në mes të udhëtarëve, pati shumë panik nga dridhjet e forta. Në fund për fat, gjithçka përfundoi mirë. Në Kosovë në këto orë po mbretëron mjegull e madhe, përfundon Ahmeti njoftimin për albinfo.ch.

Please follow and like us: