Rama e përgojoi në Asamblenë e PS, reagon Klajdi Musabelliu

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër LSI-në gjatë Asamblesë Socialiste paraditen e sotme, ai e akuzoi atë për emërime jo të drejta në administratën shtetërore gjatë bashkëqeverisjes me ta. E teksa po akuzonte LSI-në, Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë gjetur edhe këngëtar të punësuar prej saj. Bëhet fjalë për Klajdi Musabelliun, djalin që rrëmbeu zemrat e shumë të rinjve në programin “Ethet e së premtes mbrëma” me zërin e tij karakteristik. Ai ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili madje e quajti edhe ‘këngëtar të dështuar’, duke publikuar një foto vite më parë me kryeministrin. Ai shkruan se më mirë këngëtar me dinjitet se të lëpijë mendere. “Unë këngëtar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, se sa të lëpij mendere në këtë kohë bandash, droge, dhe neokomunizmi që po instalon ti. VFLP i nderuar ”, shkruan Musabelliu. Musabelliu ka përfunduar studimet për Gazetari dhe në AKBN ka qenë në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun, por që me ardhjen e qeveris Rama 2 ai është pushuar nga puna.