Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet Hollivudit pas lajmit se producenti dhunonte seksualisht aktoret e famshme

Tronditet Hollivudi, pas publikimit të lajmit se producenti dhe bashkëthemeluesi i studios së filmit, Miramax Harvey Weinstein kishte dhunuar seksualisht disa prej aktoreve të famshme të showbiz-it, dhe jo vetëm. Tre anëtarë bordi të kompanisë që Harvey ka bashkëthemeluar me vëllanë e tij Bob, The Weinstein Company, dhanë dorëheqjen 24 orë pas skandalit. Thuhet se producenti për vite me radhë ka paguar gratë që ka ngacmuar, që ato të mos flasin. Të mërkurën, prestigjiozja “The New York Times” publikoi një artikull ku sillte denoncimin e disa grave, viktima të dhunës seksuale të Harvey. Aktorja hollivudiane Ashley Judd, ishte njëra prej femrave të guximshme që ngriti zërin dhe tregoi historinë e saj. Judd, tregoi sesi producenti, përpara disa vitesh, e kishte ftuar të hanin mëngjes në dhomën e hotelit, për të diskutuar për çështje pune. Aty kishin filluar ngacmimet seksuale, pavarësisht refuzimeve të shumta. Ashley ka folur për herë të parë në vitin 2015, sesi gratë e Hollywood-it dhunohen seksualisht, por pa përmendur emrin  e Weinstein, thjesht duke thënën një gjidand i kinemasë. Një tjetër denoncim vjen nga ish-reporterja e Fox News, Lauren Sivan. Ajo tregoi sesi Harvey e ftoi atë t’i bënte një tur lokalit të tij të natës, Socialista, për ta zbritur më pas në kuzhinë, ku dëboi gjithë stafin dhe tentoi ta puthte atë. Pasi Sivan refuzoi, Harvey nisi të masturbohej në sy të saj. E intimiduar dhe nën shok, Sivan nuk mundi të bënte asgjë. Nga ana tjetër, aktorja Rose McGowan, ka kritikuar ashpër gratë e tjera kolege në Hollywood se me heshtje e tyre, po shurdhin gjithkënd. Zonjat e Hollywood-it siç i quan Rose, janë aktoret e rëndësishme Meryl Streep, Nicole Kidman dhe Gwyneth Paltrow, të cilat zakonisht reagojnë në rastet kur bëhet fjalë për abuzimet ndaj grave, por nga fakti se kanë punuar me Weinstein, tani po heshtin. “Zonja të Hollivudit, heshtja juaj është shurdhuese”, shkruan Rose në Twitter. Ndërkaq, Weinstein ka kërkuar falje publike për sjelljen e tij në të shkuarën dhe është shprehhur se bashkëshortja e tij, Georgina Chapman, dizenjatore për markën e njohur të veshjeve Marchesa, dhe fëmijët po e mbështetin në këtë situatë të vështirë. Megjithatë, ai mohon një pjesë të mirë të akuzave që vijnë nga aktore të ndryshme të Hollywood-it.

Please follow and like us: