Albspirit

Media/News/Publishing

Afrim Krasniqi: Asnjë zyrtar i korruptuar nuk u dënua

Kur më 2001 kur politika akuzohej për korrupsion të lartë, Shqipëria krijoi portofolin e parë të Ministrit për Anti-korrupsionin një gazetar i njohur takoi ministrin e emëruar dhe në vend të urimit i tha: “më vjen keq për ty, do të përfundosh në burg ose jashtë politikës. Logjika është e thjeshtë: të korruptuarit që kanë më shumë pushtet do të të pengojnë me çdo mjet dhe nuk do të të lenë të bësh asnjë punë të mirë, dhe pastaj, në fund të mandatit, duke dashur të justifikohen me gjendjen e korrupsionit, ata të gjithë do të të akuzojnë ty se nuk ke luftuar korrupsionin. Nëse ke fat do të mjaftohesh me dorëheqje apo shkarkim, nëse nuk ke fat, do të përfundosh në burg apo jashtë politikës”. Përfundimi i atij mandati? Asnjë zyrtar i korruptuar nuk u dënua, – përkundrazi, më të korruptuarit mbijetuan dhe madje janë edhe sot pas 16 vitesh drejtues të rëndësishëm në piramidën shtetërore e partiake, kurse vetë ministri anti-korrupsion i shpëtoi burgut por jo dënimit alternativ, – dëbimit nga politika. Më të korruptuarit e atëhershëm edhe sot vijojnë të flasin për luftën e ashpër që po bëjnë kundër korrupsionit, BE vijon prej 16 vitesh të trajnojë e financojnë masa anti-korrupsion, Shqipëria mbetet ende në top listën e klasës politike më të korruptuar, … kurse ish ministri dhe të tjerë si ai që nuk u ishin pjesë e akuzave për korrupsion, – mbijetojnë me ndonjë aktivitet privat dhe refuzojnë të merren më me politikë apo të punojnë në poste shtetërore. Shënim: Mos e keqkuptoni! Kjo ngjarje e vërtetë nuk duhet të ketë lidhje me fushatën më të re, e 27-ta në 27 vjet, kundër korrupsionit..

Please follow and like us: