Ish-Presidenti i PE: Ja pse Katalonja nuk është Kosovë?

Ish-presidenti i Parlamentit Europian Josep Borrell të dielën ka hedhur poshtë argumentin se Katalonja është një territor i pushtuar. Sipas tij Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria. “Katalonja nuk është sikurse Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është territor i pushtuar apo i militarizuar”, ka thënë Borrell. Këto fjalë, Borrel i tha në demonstratën përmbyllëse në Barcelonë, në të cilën organizata “Civil Catalana” kishte mbledhur rreth 1.000.000 njerëz. Megjithëse, autoritetet spanjolle kanë raportuar shifrën prej 350.000 të mbledhur në qendrën e Katalonjës, Barcelonë. “Nëse jeni mbledhur këtu dhe nëse keni ardhur kaq masivisht në këtë demonstratë është mirë t’i tregoni botës se ne nuk mendojmë si nacionalistë, ne jemi qytetarë të Katalonjës”, tha Borrell.