Marti Ahtisaari: Kosova është rast i veçantë që kërkon zgjidhje të veçantë

Kosova është rast i veçantë që kërkon zgjidhje të veçantë. Kosova nuk krijon precedent për konfliktet tjera të pazgjidhura. Në miratimin në mënyrë unanime të Rezolutës 1244 (1999), Këshilli i Sigurimit u përgjigjet veprimeve të Milosheviqit në Kosovë duke ia mohuar Serbisë rolin në qeverisjen e saj dhe duke e vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, si dhe duke e parashikuar një proces politik të dizajnuar për përcaktimin e të ardhmes së Kosovës. Kombinimi i këtyre faktorëve i bën të jashtëzakonshme rrethanat e Kosovës.

Për më shumë se një vit e kam udhëhequr procesin politik të parashikuar në rezolutën 1244 (1999), duke shterur çdo mundësi të mundshme për arritjen e një zgjidhjeje të negociueshme. Qëndrimet e papajtueshme të palëve e kanë bërë të paarritshëm këtë synim. Megjithatë, pas gati tetë viteve administrim nga Kombeve të Bashkuara, statusi i Kosovës duhet patjetër të zgjidhet urgjentisht. Rekomandimi im për pavarësi, të mbikëqyrur fillimisht nga komuniteti ndërkombëtar, merr parasysh historinë e viteve të fundit të Kosovës, realitetet e Kosovës sot dhe nevojën për qëndrueshmëri politike dhe ekonomike në Kosovë. Propozimi im për zgjidhje, mbi të cilin do të bazohet pavarësia, bazohet në qëndrimet e palëve në procesin e negociatave dhe ofron kompromise për shumë çështje për të arritur një zgjidhje jetëgjatë. I bëj thirrje Këshillit të Sigurimit ta përkrahë propozimin tim. Përfundimi i kësaj episode të fundit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë do t’ia mundësojë rajonit hapjen e një kapitulli të ri në historinë e vet – një që bazohet në paqe, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë.

26 mars 2007.