Albspirit

Media/News/Publishing

Alesia Bami, velina super-seksi e ‘Stop’-it ne TV Klan

Ajo është pa dyshim një nga velinat më sipatike dhe seksi që një emision televiziv i formatit të “Stop”-it mund të ketë pasur në një television shqiptar. Por ajo spikat me trupin dhe performancën e saj pasi përveç bukurisë fizike, ajo ka edhe një fytyrë tepër tërheqëse.

Alesia Bami, një nga modelet më të përfolura të kohëve të fundit nga mediat ‘rozë’, është prej pak kohësh pjesë e formatit të emisionit investigativ “Stop!” në “Tv Klan”.

Me performancën e saj artistike çdo mbrëmje, si dhe me lëvizjet e baletit modern, ajo huton jo pak meshkuj që shikojnë emisionin pikërisht për të…

Por kjo balerinë dhe modele super-seksi, shpesh herë lë “gojë hapur” edhe dy drejtuesit e emisionit, Saimir Kodrën dhe Gentian Zenelajn, sidomos kur baleti i saj gërshetohet me veshje ekstravagante dhe lëvizje ‘hot’.

Dy prezantuesit, sidomos Saimiri në jo pak raste madje nuk e kanë fshehur as simpatinë duke e shprehur me komplimenta ose ngacmime humoristike.

Por seks-girli Alesia vazhdon të jetë në kulmin e performancës dhe nuk ndal së habituri jo vetëm Saimirin dhe Gentianin por edhe qindra fansa në rrjetet sociale ku ajo është gjithashtu mjaftë aktive.

Please follow and like us: