Albspirit

Media/News/Publishing

Foto-dokument, afishja e martesës së Lasgush Poradecit

Maria, vajza e poetit të madh Lasgush Poradeci ka publikuar në faqen e saj zyrtare në facebook një afishe që flet për ceremoninë e martesës së babait të saj me Nafije Memën.

Ja çfarë shkruhet në afishe:

 

Një fejesë kombëtare

Të Dielën e shkuar danë fjalën shqiptare të martesës princi i Poetëvet t’onë lyrikë të rinj LASGUSH PORADECI dhe Poeteska Z-sha NAFIJE MEMA,  e cila mbaroi studimet në Institutin Femror “Nana e Skënderbeut”.

Kjo fejesë midis Poetësh është në në koh’ e sipër edhe një fejesë kombëtare për të cilën gëzohet çdo Shqiptar.

Shokët dhe admiratorët e Poetit i bëjnë Çiftit Apolonian urimet më të thella nga zemra.

Shokët.

 

Fotografia e Marie Lasgush Poradeci

Please follow and like us: