Hafize Elshani: Humbëm shumë beteja, por lufta s’ka kurrë të mbaruar

 

Na lodhën intrigantët, dijetarët, mburracakët, gjithë puçistët, komandantët, gjithë gangsterofrikacakët, arroganca, injoranca që shfaqet në ekran, nga mizerja e pisllëku që përhapet anembanë.

U lodha nga kuçedrat që të shfaqin njëqind fytyra, kot mundohemi mbi të zezën të vëmë ngjyra, u lodhëm po zot që nga lart po vështron, spektator i rregullt që i di gjitha e duartroket gjithmonë!

U lodha nga të gjitha, nuk di më parë çfarë të shkruaj, vazhdojmë të jemi në lojë, por nuk dimë si të luajmë, u lodhëm nga kjo botë ku sundon errësira, gjithçka e përcaktuar e keqja dhe e mira! U lodhëm dhe nga “shokët”, që vdesin të t’bëjnë nder, pa të bërë akoma një të marrin njëqind të tjera.

U lodhëm nga zilia, nga mllefi, dinakëria, nga etja, nga uria, pangopësia, pabesia! Prandaj ne jemi duke u çmendur, çmendu edhe ti e ti e ti… Thamë më lartë se jemi lodhur, por s’ka për t’u dorzuar, humbëm shumë beteja, por lufta s’ka kurrë të mbaruar, andaj si të jetojmë ne në këtë shtet nuk e di se cili apo kush do të na thotë?