Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Rama vlerësohet me çmimin “Aleksandri i Madh”

Shkrimtari dhe publicisti Luan Rama është vlerësuar me çmimin “Aleksandri i Madh” në Saliminë. Me këtë çmim janë vlerësuar dhe personalitete ndërkombëtare si Francesco Altimari, Melina Merkuri, Jack Lang,etj apo shqiptarë si Përparim Kabo dhe Muharrem Kurti…Luan Rama është një personalitet i njohur në fushën e kulturës shqipe. Kineast, studiues arti, publicist, shkrimtar, dhe ka lobuar si ambasador (1991-1992) në Paris, dhe diplomat kulturor i Shqipërisë në Paris më 1997-2001 dhe përfaqësues i vendit tonë në UNESCO. I diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe i profilizuar për Audiovizual e Kinematografi në Universitetin e Parisit Denis Diderot, Rama është skenarist në disa filma, sidomos për kontributin në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”.

Aktualisht Luan Rama është autor i shumë studimeve mbi pikë takimet e kulturave franko-shqiptare, në vijim të zbulimit të personaliteteve të botës shqiptare në Evropë duke ndriçuar nga arkivat franceze shenjtorët ilir, fisnikët arbër, artistët dhe poetët shqiptar më me ndikim në qytetërimin Perëndimor. Promovues i vlerave të artit bashkëkohor ka publikuar dhe studimin për kuartetin e piktorëve shqiptarë Omer Kaleshi, Artur Muharremi, Zamir Mati e Bujar Luca në Francë.

Please follow and like us: