Albspirit

Media/News/Publishing

Argjiris Chionis: Janë dy

 

Janë dy veta:
Njëri me thikë në dorë e tjetri pa gjë hiç.
Ky që mban thikën i thotë tjetrit. “Do të të vras!”
“Po përse?” pyet ai pa armë, “ç’ farë të kam bërë?
unë herë e parë që po të shoh
as më njeh e as të njoh”.
“Pikërisht për këtë do të të vras.
Po të njiheshim, mund të të doja”,
përgjigjet ky i thikës.
“Ose të më urreje” thotë ai pa gjësend,
“të më urreje kaq shumë, sa që me kënaqësi do të më vrisje.
Pse ta humbasësh një shans kaq virtuoz?
Eja të njihemi!”
“Po, sikur të të dashuroj”, ngul këmbë i armatosuri.
“sikur të të dashuroj, ç’ ta bëj thikën unë?”
“Oh, mos u mërzit…” thotë ai pa thikë…
“edhe dashuria vret…
dhe atëhere… kënaqësia është e pakrahasueshme”…

Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, tetor 2012

Please follow and like us: