Albspirit

Media/News/Publishing

Ceremoni për deputetët e vrarë nga komunistët, Basha-Ruçit: Më vjen turp që e drejton ti parlamentin!

Gramoz Ruçi u ul mes deputetëve të tjerë socialistë dhe e la bosh karrigen e Kryetarit të Kuvendit gjatë seancës përkujtimore për deputetët e vrarë nga komunistët.

Pavarësisht tërheqjes, ai nuk i shpëtoi vëmëndjes së sallës, ku ishin familjarë të deputetëve të vrarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik.

Të gjithë në sallë e fiksuan momentin, kur Lulzim Basha e përmendi me emër Gramoz Ruçin, duke e konsideruar “pjesë aktive e asaj klike kriminale qe vrau dhe dhunoi shqiptarët që luftonin për liri”. Basha tha se ndjehej i turpëruar që ishte pjesë e këtij parlamenti, që drejtohej nga Gramoz Ruçi.

Gjatë kohës që fliste Basha, Ruçi qëndroi i heshtur në karrigen e tij, pa pasur mundësinë të shprehej.

Më parë kishte folur edhe Edi Rama. Kryeministri filozofoi për krimet barbare të komunizmit, duke i hedhur sytë në anën e djathtë, aty ku ulen deputetët e opozitës.

Please follow and like us: