Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtori i ri i AKU, me diplomë të universitetit “Kristal”

Drejtori i ri i AKU dyshohet të ketë qenë avokat i një kompanie të njohur në tregtimin e mishit, sikurse njofton top channel.

“Sot AKU drejtohet nga Agim Ismali, i diplomuar për inxhinieri elektrike dhe pranë Akademisë së Rendit. Top Channel kontaktoi me zotin Ismaili, i cili nuk pohoi por as mohoi se disponon edhe një diplomë juridiku të ish-universitetit Kristal. Por zoti Ismaili mohoi të ketë qenë jurist i një prej importuesve më të mëdhenj të mishit në vend, që nëse do të ishte e vërtetë, do ta vendoste atë në një pozicion të pastër konflikti interesi”, raporton TCH.

AKU është një nga institucionet e dështuara të Shqipërisë. Komisioni Europian e ka asistuar AKU-në me dy projekte, ndërsa Specialistët e AKU-së janë trajnuar rregullisht nga EFSA. Në këta 7 vjet ekzistencë, AKU ka ndërruar 6 drejtorë të përgjithshëm. Fillimisht detyra për ta ngritur si institucion iu besua Genc Jukës, ish-deputet i PD-së, i diplomuar për agronomi. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2013, kur LSI doli nga koalicioni me PD-në, pjesë e qeverisjes u bë PDIU.

Nga ai moment, 3 drejtorë të AKU-së kanë qenë përfaqësues të kësaj force politike. Artan Gjergji, i diplomuar për ekonomi, zëvendësoi Genc Jukën. Pas zgjedhjeve të 2013 dhe krijimit të qeverisë së majtë, avazi i tepsisë vazhdoi/ Artan Gjergji u zëvendësua nga Afrim Bakaj, i diplomuar i shkollës së Bashkuar të Oficerëve, një figurë e spikatur e Partisë Socialiste të Durrësit.

Me rifutjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës vitit 2014, AKU iu la përsëri PDIU-së. PDIU vuri në krye të AKU-së Isuf Shehu, me profesion jurist. Por po kjo parti e hoqi shpejt zotin Shehu dhe në vend të tij vuri Dritan Sejkon.

Sot AKU drejtohet nga Agim Ismali, i diplomuar për inxhinieri elektrike dhe pranë Akademisë së Rendit.

Please follow and like us: