Albspirit

Media/News/Publishing

Gazmend Paja braktis ‘Portokallinë’, ja çfarë ka ndodhur në spektakël

Spektakli i humorit ‘Portokalli’ këtë sezon është përballur me një largim të paprecedent të aktorëve, mes tyre edhe personazhe që e kanë nisur karrierën e tyre në këtë spektakël. Vetëm pak kohë më parë edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur që edhe ai mund të largohej, nëse nuk do t’i jepej hapësirë për një personazh të ri që ai dëshironte të vinte në skenë. Dhe mesa duket një gjë e tillë ka ndodhur pasi në serinë e fundjavës që lamë pas, Paja ka munguar në skenë. Nuk është ende e qartë nëse mungesa e tij në spektakël është e përkohshme apo përfundmitare, por nisur nga fjalët e thëna përpara fillimit të sezonit, dyshimet janë se aktori i njohur për rolin e Nasit dhe Melaminit mund të jetë larguar njëherë e mirë.

Please follow and like us: