Albspirit

Media/News/Publishing

Gumeni paralajmëron dorëheqjen: Dosjet i kanë pastruar, e vërteta nuk do dalë kurrë

Daut Gumeni, anëtar i Autoritetit Për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit trondit me intervisten e dhene, teksa akuzon se nuk po behet asnje pune dhe se institucioni eshte hapur per te mos hapur asnje dosje. 

Kjo është dosja e dytë që Autoriteti për hapjen e dosjeve ka hapur pas asaj të Musine Kokalarit. Është dosja që ky autoritet ka hapur për Daut Gumenin. Unë po lexoj disa pasazhe të dosjes së  të sekretarit të komitetit të Partisë së Tepelenës që i kërkonte gjykatës që Daut Gumenin ta dënonin me vdekje dhe jo 25 vjet sa e parashikonte ligji.

“Duke marrë parasysh qendrimin kriminelit Daut Gumeni që mbajti procesin gjyqësor atij nuk i është dhënë dënimi I merituar si kriminel dhe armik i betuar i pushtetit popullor të cilin e pohoi haptas. Kur u pyet pse kishte marrë këtë rrugë Daut Gumeni tha: Jam armik I partisë juaj dhe I pushtetit popullor. Ju thoni se në Shqipëri ka vërshuar lumi I të mirave por akoma nuk ka nisur të pikojë asnjë pikë. Unë nuk jam spiun të demaskoja dhe kallëzoja vëllanë. Unë ndoshta jam krimb sipas jush por nuk guxoj t’ju them se edhe ju jeni zvarranikë”.

Zoti Gumeni si u ndjetë kur lexuar me sytë tuaj këto fjalë në një dokument denoncues që solli edhe dënimin dhe persekutimin tuaj 47 vjet më parë?

Unë nuk isha në dijeni të kësaj dosjeje. Është një letër që sekretari I partisë së Tepelenës ia ka dërguar Hysni Kapos dhe Kapo ia ka dërguar mëkëmbësve të tij dhe ata ia dërguan gjykatës.

Nga cilët e kishit këtë dhuratë?

Nga Komiteti i partisë. E ka firmosur një lumëmadh atje. Unë nuk e njoh fare atë. Quhej Sherif Toraj. Ai kishte qenë minator dhe kaloi në komitetin e Partisë. Nuk kishte njeri I keq. Ishte i leshtë por jo i lig.

Kur e lexove për herë të parë që një njeri thotë e keni dënuar pak me 25 vjet duhet ta dënoni me vdekje. Çfarë menduat?

Unë hakmarrjen e quaj dobësi.

Ku e gjen këtë forcë?

Atje ku kam lindur unë, ka më shumë gurë se sa baltë.

Kjo që thatë ju është poetike. Të provosh këtë që të kanë bërë nuk është poetike.

Ajo nuk është poetike, por nuk jam unë I vetmi që kam vuajtur. Të tjerët e pësuan atë kërkesë. Pra vdiqën dhe u pushkatuan. Ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për mua nuk e zbatuan.

Si ka mundësi që pranuat që ishit armik?

Po unë isha. Unë jam edhe tani. Isha edhe atëherë.

Po armik i këtij pushteti je?

Unë pushtetet nuk i kam qejf. Nuk jam armik, por nuk i kam qejf.

Si ka mundësi që nuk je hakmarrë?

Nuk bëhet garë me të keqen. Garë bëhet me të mirën.  Duhet të kesh fuqi. Mua më ka mbetur aq fuqi të mos heq dorë nga gara me të mirën.

Afër 1 vit më parë kuvendi miratoi ngritjen e komisionit me pesë anëtarë të Autoritetit për Hapjen e Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit. Si ka qenë veprimtaria e këtij autoriteti në 1 vit?

Në nëntor mbushim një vit. Nuk mund të themi që kemi bërë atë që duhet. Të dhënat janë marrë nga sekretari ynë. Janë rreth 196 kërkesa individësh që duan të marrin vesh se cfarë është bërë me ta. Janë 110 kërkesa që u janë mbaruar shqyrtimi. Janë në proces zbulimi I atyre që kanë dëmtuar personat dhe ne kemi vështirë pa pasur arkivin tonë. Puna pengohet të shkosh nga një arkiv në tjetrin të marrësh informacion.

Kur ju shkoni te arkivi I Ministrisë së Brendshme çfarë ndodh?

Të vesh te arkivi I ministrisë së Brendshme nuk është se na pengojnë punonjësit. Por vetë mënyra se si janë vendosur dokumentet që na takojnë si institucion të pengon ti shqyrtosh kur do ti dhe brenda afatit. Me një fjalë për ata që e dinë se ne jemi një institucion I mrekullive, ne jemi një institucion I zakonshëm që zbatojmë një ligj të caktuar të miratuar nga kuvendi për ti njohur për të shkuarën e tyre. Por që të bëhet kjo ne duhet të kemi godinën e arkivit tonë.

Po ju e keni godinën.

Godinë e kemi por godinë e kemi për festa nuk e kemi për të pasur arkivin brenda.

Prit prit zoti Gumeni. Unë kam qenë atje. Keni goxha godinë.

Ju keni ardhur në inaugurim. Ne inauguruam pa inauguruar gjë. Ajo ishte kot. Ajo ishte kushdo që të na ndihmojë se ne jemi ku të thërret qameti.

Si ka mundësi zoti Gumeni. Ju po na zhgënjeni.

E vërteta nuk të kënaq gjithnjë I dashur Roland. Miku im, nëse do të dish që një institucion arkivi nuk mund të funksionojë si duhet pa pasur arkiv. Është historia e vjetër e mungesës së kambanës. Përse nuk binte kambana? Kishte 101 arsye. E para ishte se nuk kishte fare kambanë.  Ne nuk kemi arkivin tonë dhe kur nuk ke arkivin si mund të punosh.

Zoti Gumeni ju jeni duke thënë se arkivi dhe dosjet duhet të vinë në godinën ku jeni ju?

Doemos. Ndryshe ne nuk mund të punojmë.

Po ju aty nuk keni asgjë?

Ne kemi aty dosje në dhoma të marra hua. Na i dhanë që të mos mbeteshim fare. Kemi kërkuar varavingo.

Por mirë zoti Gumeni çfarë keni bërë në një vit ju?

Këto pra që ju thashë. 196 kërkesa të bëra, 110 të shqyrtuar dhe 36 kërkesa janë shqyrtuar nëse kanë apo jo ligjshmëri. Janë 32 kërkesa për të cilat është mbyllur procedura mbi bazën e vendimeve. Dhe 625 persona që janë kontrolluar por jo nga autoriteti por nga institucionet e tjera që u ka kërkuar autoriteti. Janë shërbimi informativ dhe ministria e Brendshme.

Ne kemi shërbyer si kamarier. Nuk kemi kontrolluar ne. Ju kemi kërkuar arkivave këtë gjë dhe ata e kanë bërë. Ne nuk kemi kryer asnjë veprim. Thjesht kemi përcjellë atë që na kanë dhënë. Kur nuk ke arkivin tënd ne shkruajmë që ky institucion thotë kështu. Por në fakt duhet ti kontrollojmë.

Pra ju nuk keni kontrolluar fare?

Jo. Janë edhe 9 apo 10 kërkesa për arsye studimore. Në fakt këtu ka një problem se ata nuk mund të kërkojnë të gjitha dosjet. Jemi ne ata që selektojmë dhe ua vënë në dispozicion. Nuk mund të kërkohen dosje pa fund dhe pa objekt. Ka nga ata që kërkojnë të gjithë arkivin.

Kur u ngrit autoriteti thamë se edhe pse me shumë vonesë, më në fund pas 27 vjetësh hapja e dosjeve mori udhë. Kur ju flisni kështu jo thjesht na këpusni shpirtin por na zhgënjeni në një mënyrë të tillë që ..

Deri te këputja e shpirtit nuk besoj të shkojmë por kur jam unë I zhgënjyer imagjinoni ju. Pas 1 viti mund të them se puna jonë ka më shumë byk se sa grurë.

Kjo është këputje shpirti sepse ne prisnim rezultate.

Pyetja ime e thjeshtë është a ka një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ju e keni verifikuar në këtë 1 vit punë zoti Gumeni?

Janë vetëm dy raste që presidenca kërkoni për dy ushtarakë.

Zoti Gumeni, kjo nuk quhet. A ka ministra, zëvendësministra, deputetë drejtorë drejtori të rëndësishme dhe funksionarë që ju i keni verifikuar në këtë 1 vit punë?

Jo. Nuk kane. Nuk ka kërkesa. Sepse ligji e përcakton që po të duan.

Pra nuk ka asnjë kërkesë. Por çfarë keni bërë ju në këtë 1 vit?

Puna jonë në këtë 1 vit ka qenë me këta fakirët që duan të dinë se cfarë ka ndodhur, kush I ka spiunuar kushëriri, vëllai, motra. Por nuk ka asnjë verifikim të atyre që e kanë dëmtuar vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione. Ata që kanë paraqitur kërkesa nuk e dëmtojnë.

Nuk janë ata që janë kureshtarë pengesa e përparimit. Por janë ata që e kanë mbajtur pushtetin dhe e kanë akoma pushtetin. Unë nuk jam pesimist se do gjendet ndonjë nga ana që e kanë dëmtuar këtë vend.

Pra jo vetëm deri tani por edhe në të ardhmen nuk ka për tu gjetur dikush?

Nga aq sa kam parë në arkiva duket që ka patur një kujdes të veçantë për tu pastruar.

Zoti Gumeni po më tronditni.

Kjo është shumë e rëndë.  Ata kanë 27 vjet që I thonë pseudonimet njëri- tjetrit në Kuvend.

Mua më trondit fakti që menduam se pas 27 vjet thamë më mirë vonë se kurrë. Por kjo në fakt qenka kurrë.

Me sa kam mundur unë të shoh por jo vetëm unë pro edhe specialist. Edhe kur kemi patur ndonjë kërkesë anësore nuk del gjë.

Nuk del gjë? Çfarë duhet të ketë ndodhur?

Kur nuk gjendet duhet të pyeten ata që kanë patur në dorë pushtetet dhe cfarë kanë bërë me ato dosje.

Kjo nuk pritej. E kisha marrë me shumë dëshirë intervistën me ju dhe prisja ta tregonit publikisht dosjet që kishit hapur. Si ka mundësi çfarë ka ndodhur?

Nuk ka përplasje. Duke mos pasur kambana merremi me gjera anësore. Nuk kemi arkiv sepse arkivi ka kërkesa.

Cfarë pune bëni atje?

Ne përpiqemi të plotësojmë kërkesat. Por kjo nuk të bënë të zbatosh ligjin.

Ju jeni duke thënë se nuk keni zbatuar ligjin?

Po. Si ta zbatosh ligjin kur nuk e ke mundësinë. Ne jemi akoma pa mundësi.

Ju jeni njeri serioz. Ju shquheni për seriozitet.

Kur nuk e ke mundësinë

Por për çfarë e keni marrë rrogën aty gjatë këtij viti?

Ka edhe momente që e merr rrogën kot. Jam gati të iku nesër dhe jam më I qetë se sa kur më ngarkojnë një punë dhe nuk më lejojnë ta bëj këtë punë. Të vjedhësh rrogën I detyruar nuk është turp vetëm për atë që e vjedh por edhe për atë që e detyron të vjedh. Cdo një drejtoi politike për të përndjekurit në ministrinë e Mirëqënies.

Si funksiononi ju me njëri-tjetrin 5 anëtarë?

Funksionimi ynë varet nga këto kërkesa që thashë. Ne mblidhemi. Nuk themi që të gjitha gjërat shkojnë vaj. Mund të jetë edhe faji ynë. Madje dhe imi. Sepse më shumë bëjmë shfaqe se sa punë. Po e marr fajin unë që ata që duhet të kontrollojnë e magjepsen më shumë nga shfaqet se sa nga puna.

Kam një pyetej të drejtpërdrejtë. A keni zbuluar ndonjë gjë që vlen ju në këtë 1 vit?

Mesa duket ne na kanë vënë në këtë institucion për të mos zbuluar asgjë. Këtij institucioni nuk i mungon serioziteti por nuk e lejojnë të punojë.  Për mua ligji aktual duhet të ndryshohet dhe të bëhet verifikimi një detyrim ligjor. Ndryshe kjo që po bëjmë është pa asnjë vlerë.

Please follow and like us: