Albspirit

Media/News/Publishing

Të dashura pulovra…nga Magi’s Tips

Mezi po ju prisnim të na vizitonit…

 

 

Një nga elementët e mi të preferuar të oufitit. Pulovrat cdo vit që kalon bëhen më të përdorshme dhe më stil. Nuk ka stilist që nuk përfshin në sfilatat e tij pulovrat, të gjata dhe të shkurtra, me dizenjo ose lisho, ngjyra të ndezura ose klasike.  Në cdo dyqan ke një të tillë.

Për ata që punojnë dhe duan te jenë pak me serioz, mund të zgjedhin pulovra me një ngjyrë. Pak oversize, të shoqëruara me pantallona serioze ose me një fund me gjatësi të mesme me pala korenti ,do dukeni shume bukur. Nuk përjashtohet mundësia ta shoqeroni pulovrën me një kostum. Në rast se puna ju lejon pak më shumë joseriozitet, vishni pulovra me stampa (edhe karagjoze).

Adoleshentët janë të lirë t’i veshin ato në cfarëdo lloj forme dhe dizanji.

Për mua pulovrat janë shumë ok dhe për jetën e natës. Do preferoja ti vishja me një minifund lëkure, ose strece . Me xhinse  “super” te grisura,  dhe medoemos të pashmangshmet taka.

Nuk mendoj se duhet të ndikohemi nga gjetësia trupore për të zgjedhur një pulover oversize si fustan. Edhe për vajzat e gjata dhe për ato trupvogël sugjeroj pulovrat e medhaja që duken sikur ja kemi marrë te dashurit. Nuk do sugjeroja pulovrat me qime(në trend kete vit)për vajzat e shëndetshme pasi do ti tregonin  akoma më shumë te mbushura.

Nga trendy pulovër nuk do perjashtoja as cunat, të cilët mund ti veshin me kemisha  ose me pulovra të gjata të cilat dalin poshtë.

Kështu që, mirë se të na vish i dashur dimër…

Magalina Saqellari

 

 

 

 

Please follow and like us: