Albspirit

Media/News/Publishing

Carla Bruni rikthehet në skenë pas 4 vjetësh

Pas katër vitesh qetësie, Carla Bruni u rikthye në skenë me një cover në gjuhën angleze. Disku doli në 6 tetor dhe titullohet “French touch”. Pas këngëve “Enjoy the Silence” (Depeche Mode) e “Miss You” (Rolling Stones), ish Zonja e Parë u hodh tek këngët e vërteta klasike si “Highway To Hell” (AC/DC), “Jimmy Jazz” (Clash), “Crazy” (Aerosmith) dhe “Perfect Day” (Lou Reed), duke u dhënë atyre një apel të ri. Albumi i pestë i firmosur Carla Bruni përmbledh verisione sensuale dhe të vetme të këngëve të njohura, që përqëndrohen tek meloditë dhe ngrohtësia minimale dhe janë prodhuar nga kompozitori dhe muzikanti David Foster. Janë këngë pa kohë të lidhura me persona, momente dhe vende, që këngëtarja kujton që nga koha e rinisë së saj dhe që për të “kanë qenë dashuri me shikim të parë, ose siç thonë francezët ‘a coup de foudre”. Pas albumit të vlerësuar “Quelqu’un m’a dit (Someone Told Me) të 2002, Bruni ka publikuar edhe 3 albume të tjerë, që kanë shitur më shumë se 3 milionë kopje në botë mes të cilave “No Promises” (2007) që përmbante përshtatje të poezive të autorëve më të mëdhenj anglezë, “Comme si de rien n’e’tait” (As If Nothing Happened) në 2008 dhe “Little French Songs” në 2013.

Please follow and like us: