Albspirit

Media/News/Publishing

Luana Vjollca hap portal me emrin e saj

Kjo ishte e reja më e papritur nga moderatorja sexy, Luana Vjollca.

Veç karierës së saj si velinë, moderatore dhe kohët e fundit si këngëtare Luana ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm.  Luana tashmë ka një faqe të sajën zyrtare në internet. Po të klikoni në www.luanavjollca.al do t’ju hapet një Portofol profesional dhe artistik i Luanës në të cilin mund të mësoni më shumë rreth saj.

Një ndër pjesët përbërëse të kësaj faqe është edhe biografia e Luana Vjollcës. “Edhe pse publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, në fakt radha nuk është e tillë. Luana e ka nisur fillimisht me muzikën karrierën e saj, vetëm se asokohe ishte ende fëmijë. I ka provuar herët ethet e një kompeticioni kur u ngjit në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.” thuhet në biografinë e saj.
Në këtë faqe zyrtare të Luanës mund edhe të blini këngët e saj.

Gjithashtu faqia ju jep mundësinë edhe të kontaktoni me të.
Po përse të ketë krjuar një faqe në internet Luana Vjollca? Duke qenë se faqia ka edhe një version anglisht të sajin, nëse klikohet në www.luanavjollca.com, mos vallë edhe ajo po kërkon një karrierë ndërkombëtare dhe kjo faqe është një demostrim shumë i mirë i karrierës së saj? Koha do e tregojë!

 

Please follow and like us: