Lushnje, shpërthen lufta mes bandave

Historia e përgjakshme e Elbasanit mund të riprodhohet edhe në Lushnje një qytet që ka përjetuar orë të gjata tmerri sot në mbrëmje. Dy të vrarët dhe tre të plagosurit, (njëri prej të cilëve rëndë) janë dëshmia më e qartë e një beteje të re mes bandave rivale. Nga njëra anë janë mbështetësit e të famshmit Aldo Bare njeriu i përfolur që në vitin ’97 ka luajtur futboll me kokën e prerë të armikut të vet. I vrari Zamir Latifi 27 vjeç , kunati i Bares dhe i vrari tjetër Jurgen Hoxha, i afërm i tij dhe tregojnë se ata janë të lidhur direkt me grupimin e njohur si banda e Lushnjes.

Krimi që ka terrorizuar qytetin, pasi kalimtarët janë zhdukur me shpejtësi, pas policisë që ka vrapuar e para të largohet nga vendi i krimit, dyshohet të jetë kryer nga një grupim rival tejet i njohur në shkallë vendi. “ Ata që goditën dyshohet që janë një bandë po aq e rrezikshme gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në qytet” tha për lapsi.al një burim i policisë.

Pikërisht kjo goditje e re tregon se grupet kriminale kanë dalë nga kontrolli. Shumë specialist mendojnë se fakti se policia ia mbathi nga sytë këmbët është treguesui më i fortë që tregon se rendi nuk varet më nga forca e uniformave blu, por nga vullneti i bandave për të bërë luftë apo paqe. (Lapsi.al)