Personat që gjykuan 70 vjet më parë 16 deputetët e vrarë nga regjimi i Hoxhës

Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto ku tregohet trupa gjykuese e vrasjes së 16 deputetëve opozitarë që dolën nga zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme të 2 Dhjetorit 1945. Përmes rrejtit social Facebook, Dervishi publikon foton e trupës gjykuese të procesit të parë që u zhvillua në datat 4-27 shtator në Tiranë. Sipas tij, në qendër të fotos është kryetari major Niko Ceta me profesion furrxhi, anash tij kapiteni i I-rë Nexhat Hyseni dhe kapiteni i II-të Mustafa Iljazi.

Regjimi i Enver Hoxhës, 70 vjet më parë, pushkatoi 16 deputetë opozitarë që dolën nga zgjedhjet e Asamblesë së Përgjithshme të 2 Dhjetorit 1945. Pushkatimi i tyre erdhi pasi ai grup deputetësh mendonin ndryshe, nuk pranuan të pajtoheshin me komunizmin, si dhe me vdekjen e pluralizmit politik. Kuvendi i Shqipërisë këtë datë, ditën e sotme, vendosi ta përkujtojë me një seancë kremoriale.