Albspirit

Media/News/Publishing

Robben tërhiqet nga kombëtarja holandeze

Mesfushori i njohur Arjen Robben tërhiqet nga kombëtarja holandeze, duke njoftuar se nuk do të luajë më. Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, futbollisti i Bayern Munchen, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja pas ndeshjes me Suedinë. Hollanda nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës, duke kaluar kështu një nga periudhat më të errëta në futboll. “Tërheqja ime dhemb por ky është futbolli”, ka thënë Robben pas tërheqjes nga Kombëtarja holandeze. Robben numëron 96 takime me Hollandën ku ka shënuar 37 gola. Ai ka qenë një nga futbollistët kryesore te “Tulipanët”.

Please follow and like us: