Genc Gjonçaj emërohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Genc Gjonçaj do të jetë Sekretari i ri i Përgjthshëm i Kuvendit, duke zëvendësuar në këtë detyrë Albana Shtyllën e cila u zgjodh në organet e Vettingut.

Më herët Gjonçaj mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ai është me profesion jurist dhe më herët, në periudhën kur PS ka qenë në opozitë ai ka qenë përfaqësues i kësaj partie në KQZ.