Albspirit

Media/News/Publishing

Përkujtohet mjeshtri i gazetarisë së RTSH, Agron Çobani

Një nga drejtuesit më të mirë që ka pasur Radio-Televizioni Shqiptar. Jo vetëm si profesionist, si gazetar i shumë gjinive si kronika, reportazhi, dokumentari, në të cilat zbulon edhe rebelin e revolucionarin ndaj skemave të ngurta, me sa mundej edhe në kohë të vështira, por edhe si një nga karakteret më karizmatikë në marrëdhëniet njerëzore. Kështu arrijnë ta përkapin shpirtin e Agron Çobanit ata që qëndruan, punuan shumë afër me të.

Një vit më parë, në 4-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ish-Presidenti Bujar Nishani i tha titullin Mjeshtër i Madh”, të cilin ia dorëzoi bashkëshortes së tij. Motivacioni ishte “për përkushtim ndaj punës për dekada të tëra, për një kontribut të veçante në pasurimin intelektual dhe historik të vendit, shoqërisë dhe kombit shqiptar”. Por është është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Libohovës” pas vdekjes. E gjithë përvojën e tij shumëvjeçare në gazetari Agron Çobani e ka të gjithën në RTSH. Me përjashtim të periudhës1982-1991, kur e larguan prej andej për arsye politike. Duke filluar si gazetar në Radio-Tirana sapo përfundoi studimet për Gjuhë-Letërsi e Gazetari në Universitetin e Tiranës e deri si drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Ndërsa jetën e tij e ka treguar te libri “Ju flet Radio-Tirana”!

Please follow and like us: