Carla Bruni: Ju tregoj raportet intime me Nicolas Sarkozy

Duhej të promovonte albumin e saj “French Touch”, por në të vërtetë Carla Bruni është kujdesur të vlerësojë aftësitë e saj në shtrat me bashkëshortin Nicolas Sarkozy. Ish-“Zonja e Parë” franceze, i ka cilësuar “fantastike” marrëdhëniet me të shoqin, por dëshira nuk është vetëm ajo që mjafton në çift: “Vetëm zjarri dhe pasioni sjellin shkatërrimin e lidhjes, – ka thënë ajo. – Po, jam akoma e tërhequr nga burri im dhe imagjinoj se ai është akoma i tërhequr pas meje, pas këtyre 10 viteve bashkë.

Në një martesë duhet provuar si dëshira, ashtu edhe miqësia për partnerin tënd. Kur jetonin në Elize, përpiqesha të darkoja sa më shumë me të sa herë që ia lejonte axhenda. E pranoj, bëjmë akoma seks në mënyrë fantastike. Përpiqem gjithnjë të ruaj ndonjë mister… Por duhet që të jemi shumë të tërhequr nga njeriu që zgjedhim. Kur tërheqja venitet dhe misteri zhduket, këtu fillon të tradhtosh dhe të gënjesh… dhe është fillimi i fundit”, – tregon ish-topmodelja me origjinë italiane.