Albspirit

Media/News/Publishing

Dardan Zhegrova, pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Artit në Paris

Artisti nga Prishtina, Dardan Zhegrova, do të jetë pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor – FIAC në Paris.

Zhegrova, i cili sonte është njëri prej finalistëve dhe artistëve që do të ekspozojnë në çmimin dhe ekspozitën “Gjon Mili” në kryeqytet, do të jetë pjesë e Panarit në kryeqytetin francez, nga 19 e deri me 22 tetor, në Grand Palais. Zhegrova do të përfaqësohet nga Galeria Lambdalambdalambda e cila funksionon në Prishtinë.

“Where we meet sometimes at night, bright bright, long talk in white” dhe “Your enthusiasm to tell a story (White)” titullohen punët Zhegrovës të cilat do të ekspozohet krahas artistëve nga mbarë bota, të përfaqësuar në rreth 300 galeri brenda Panairit, shkruan KultPlus.

Galeria në fjalë, pos Zhegrovës, e sjellë në Panair edhe artisten Tatjana Danneberg.

Zhegrova është artist bashkëkohor nga Prishtina i cili viteve të fundit është aktivizuar në mediume artistike të ndryshme, përfshirë videon dhe instalacionin. / KultPlus.com

Please follow and like us: