Dhoma e Tregëtisë: TVSH edhe për prostitutat

Pas mitingut të punonjësve shtetërorë dhe firmave tëe mëdha për vendosjen e TVSH-së, dritare.net morri disa intervista.

Pyetje biznesmenit #1: Zotëri, pse keni dalë në demonstratë për pagesën e TVSH? Keni vështirësi, iu ka detyruar qeveria?

Përgjigje: Po jo bre lalkë, nuku është e vërtetë që jemi në vështirësi financiare e që s’kemi të paguajmë kreditë. Por ne nuk jemi oligarkë si të Koresë së Veriut që nuk paguajnë TVSH-në, bre. Ne na dhimbset populli re byrazer por edhe qeveria, se miqtë tanë janë edhe ata. Një ditë bashkë me nja dy shokë dhe Nikolinin po bisedonim me Henri Çilin dhe qanim hallet e popullit. Henri po na shpjegonte për ekonominë liberale dhe zhvillimet që bie ajo. Por unë nuku e kuptonja. Ai tha që të më binte ndonjë nga ata profesorët e tij që të ma shpjegonte, por unë i thashë mos më lodhte kokën me këto gjëra. Unë, bre byrazer dy gjëra di nga tregëtia. E para është bli lirë dhe shit shtrenjtë. E dyta është që të dorovitësh edhe nga qeveria se ajo ose të fik derën ose të hap portat, por dhe ngordh kundërshtarët e tu.
Kur e pa që nuku po nxinja, u hodh Nikolini dhe ma shkoqiti. Nikolini është ai i Dhomës së Tregëtisë së Tiranës që donte para një viti që të legalizoheshin kurvat dhe të paguhej taksë. Ai më tha se unë paguaja TVSH për çdo frigorifer që shisnja. Ndërsa kurvat si biznes i vogël nuk paguanin. Dhe kështu kur vinin të blinin ndonjë lavatriçe apo televizor te unë, i binte që e blinin me leka në të zezë. Aty nuku durova. T’ëmën, thashë, mua më bie bretku nëpër dogana, ngri tra aty e ul këtu; jepi para qeverisë e dorovit opozitën, ndërsa këto nuk paguanin asnjë lek, madje vinin dhe e pastronin në dyqanet e mia.

Pyetje biznesmenit #2: Çfarë vendosët pas kësaj bisede?

Përgjigje: Henri hodhi idenë e një mitingu. Unë morra përsipër të siguroj krahun e punës, domethënë protestuesit, ndërsa Nikolini do dilte si i pavarur dhe do të thoshtese se biznesi i vogël digjej nga dëshira të paguante TVSH ndërsa biznesi i madh ishte i lumtur që erdhi kjo ditrë që të paguanin rregullisht edhe ata dhe ti shpëtonin presioneve që iu bënin dyqanxhinjtë kur blinin mall që mos t’iu jepnin faturë. Erdhën edhe ca drejtoresha nga ministritë që na shpjeguan sa gjë e mirë ishte kjo punë. Ndërsa Henri solli ca profesorë që të dukej si më intelektuale puna dhe një që fliste anglisht, por nuk e morra vesh se çe lidhte me këtë punë.

Pyetje: Si mendoni se do jetë ecuria e ngjarjeve?

Përgjigje biznesmeni #3: Tani, që të jemi të qartë ne nuku do ta lejojmë që këtu të krijohen oligarkët. Kjo puna e TVSH-së do jetë një mekanizëm i fortë. Dhe sa më shumë leka të ketë qeveria, aq më shumë do kemi ne si investitorë dhe biznesmenë dhe pastaj…. ja kështu që mos ta zgjasim, se ngatërrohem pastaj.

Pyetje: Nuk keni frikë se do ta kundërshtojë opozita këtë projekt?

Përgjigje biznesmeni #1: Po pse do ta kundërshtojnë, o? Leka duan edhe ata, dhe ne ndonjë leka do ia u hedhim. Ce o Edi Rama për ça bërtiste në opozitë dhe mbeti mitingjeve? Për leka o. E shikoni sa i fisëm duket tani?

Pyetje: Suksese zotërinj.

Biznesmenët njëzëri: Oj suksese thotë kjo?! Suksesin e kemi të garantuar ne moj çupkë siç ka “Skënderbeu” të sigurta kampionatet. Luajmë me arbitër të blerë ne, nuk hyjmë kotë në