Albspirit

Media/News/Publishing

Gylenisti i shpëton ekstradimit, gjykata e Durrësit liron profesorin turk

Gjykata e Durresit hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së “arrestit me burg” për shtetasin turk të ndaluar nga Policia Kufitare e Durrësit. 39-vjeçari turk Muhammet Yasir Aydogmus, është liruar nga gjykata edhe pse arrestimi i tij i përkohshëm është vlerësuar i ligjshëm.

Ndaj tij drejtësia turke ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar pasi ndaj tij një gjykatë në Stamboll ka caktuar masën “arrest me burg” për “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”. Ai rezulton se është proceduar si aktivist i lëvizjes gyleniste në Turqi.

39-vjeçari u ndalua në portin e Durrësit me dokumente të falsifikuara, pasi i trembej ndalimit, duke pasur dijeni se ndaj tij ishte lëshuar irdhër-arresti ndërkombëtar.

Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e tij dokumentat e sjella nga pala turke në cilësinë e provave për të realizuar ekstradimin e 39-vjeçarit, një person me tituj shkencorë në vendin e tij, kanë qenë të pavlefshme nga ana juridike.

Ndërkohë, në Gjykatën e Durrësit seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Policë me antiplumb mbajtën gjykatën të rrethuar pasi ekzistonte frika e ndonjë incidenti, nisur nga akuzat ndaj shtetasit turk nga vendi i tij.

Aydogmus u kap disa ditë më parë në portin e Durrësit së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, duke u përpjekur të kalojë kufirin me dokumenta udhëtimi të falsifikuara. Në lidhje me këtë vendim nuk ka ende një reagim nga ana e Ambasadës Turke e cila ka ndjekur nga afër procesin.

Please follow and like us: