Jeta intime dhe pasionet e modeles Kristina Bakiu

“Ta lëshova një grusht!” Kështu u përgjigj Kristina Bakiu, kur u pyet në “PopCulture” nëse do të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë.

Jo vetëm në këtë përgjigje, por gjatë gjithë intervistës së saj, Kristina ka treguar që është një vajzë modeste. Ajo thotë se nuk ka aspak rëndësi profesioni i partnerit të saj, mjafton që ai të jetë një njeri i mirë.

Fituese e “Miss Universe Albania 2013” dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World 2015” në ishujt Hanian të Kinës, tashmë pretendon pse jo të futet në botën e televizionit. Ajo shprehet edhe se i pëlqen aktrimi, por deri tani thotë se nuk ka pasur ndonjë ofertë.

***

Pagesa më e lartë që ke marrë si modele në Shqipëri?

Kristina Bakiu: 600 mijë lekë

Jashtë vendit?

Kristina Bakiu: 1500 euro

Pagesa më e ulët që ke marrë ndonjëherë në Shqipëri?

Kristina Bakiu: 100 mijë lekë

Të kanë ngacmuar ndonjëherë në punë?

Kristina Bakiu: Po, ka ndodhur

Modelja më e mirë shqiptare?

Kristina Bakiu: Adrola Dushi

E huaj?

Kristina Bakiu: Adriana Lima

Mashkulli ideal?

Kristina Bakiu: I zgjuar, i përkushtuar, burrëror!

Lidhja më e gjatë?

Kristina Bakiu: Kalo te tjetra.

Pse u ndave nga lidhja e fundit?

Kristina Bakiu: Nuk kam qenë e lidhur. Nuk dua të flas për këtë.

Cfarë kanë mangët meshkujt shqiptarë?

Kristina Bakiu: Janë pak arrogantë, nuk dinë të sillen! Nuk dinë të trajtojnë një femër.

Si do ti të trajtohesh?

Kristina Bakiu: Si princeshë.

Mashkulli më seksi shqiptar?

Kristina Bakiu: Ti, Kelvi.

Sakrifica më e madhe që ke bërë për dashurinë?

Kristina Bakiu: S’kam bërë, se nuk jam dashuruar ndonjëherë.

Je materialiste?

Kristina Bakiu: Jo, nuk jam fare.

Nëse një djalë të pëlqen, por ti merr vesh se është kamerier, si reagon?

Kristina Bakiu: Shumë mirë. Nuk ka asnjë problem. Edhe nëse nuk ka para do punojmë bashkë.

Të kanë ofruar ndonjëherë seks me pagesë?

Kristina Bakiu: Jo. Kam dëgjuar fjalë, por personalisht nuk kam pasur raste të tilla.

Nëse dikush të ofron seks me pagesë, sa është pagesa?

Kristina Bakiu: Kelviii, çfarë po thua. Mund të hajë ndonjë grusht ndoshta!

/ Top Channel