Albspirit

Media/News/Publishing

Klaudia Pepa ‘ndez’ mbrëmjen

Tashmë balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa është kthyer jo vetëm në një ikonë sa i përket profesionit të saj, por gjithashtu edhe si vajzë plot hire.

Pozat e muajve të fundit kanë qenë mjaft provokuese sa kanë bërë, që Klaudia të jetë gjithnjë në qendër të komenteve mediatike.

Gjithashtu edhe divorci i saj dhe më pas deklaratat lidhur me koreografin Albi Nako kanë bërë që balerina të jetë mjaft e komentuar në shtypin rozë.

Balerinën e njohur, e cila ka nisur një karrierë në Itali pas programit të zbulimit të talenteve “Amici”, këtë herë e shohim sërish në disa poza provokuese e veshur me të brendshme.

Klaudia duket mjaft sensuale në këto me këtë veshje në ngjyrë rozë, ndërkohë që format e saj janë perfekte.

Aktualisht në Itali ajo ka shkollën e saj të kërcimit dhe gjithashtu kohët e fundit ka nisur të publikojë një sërë koreografish të reja të realizuara dhe ekzekutuara nga vetë ajo.

Please follow and like us: