Një person dhunon dy gra tek stadiumi ‘Dinamo’, policia vihet në ndjekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.

Një person ka dhunuar dy gra ndërsa pasi tij është vënë në ndjekie policia e Tiranës.

Ende nuk dihet identiteti i autorit, por banorët janë tmerruar nga veprimet e dhunshme.

Mësohet se ai është një person me rrezikshmëri të lartë dhe sipas Report TV, ai është mbyllur në një banesë dhe nuk e hap derën e shtëpisë në të cilën ka tentuar të fshihet.