Rama, ironi me Bashën dhe motrën LSI: Kë të qaj më parë, keni të njëjtin hall

Kryeministri, Edi Rama, përdorur tone të forta kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, teksa e akuzoi për shkeljen e marrëveshjes më 18 maj. Ai nuk ka kursyer as ironinë, kur tha se Basha dhe motra e tyre kanë të njëjtin hall.

“Edhe miku im Lulzim Basha, pasi bëri akt liderdshipi me 18 maj, e mohoi se u tremb nga frëngjitë e Jozefinës dhe Patozit, nga kryengritja në pallat, nga ofiqarët e SHQUP-it që humbën karriget, dhe u kthye te çadra e dasmave. E mohoi dhe ca bëri ripohoi politikën qorre, shurdhe, memece që për katër vite ju katandisi juve në gjysmagjel. Edhe LSI, që qetësinë dhe dashurinë e ktheu në llafazanëri dhe vajmedetërinë e linjës së re. Bir o Lul vëllai, kë të qaj më parë ty a motrën tonë, që keni një hall”,- tha Rama.