Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal me Yahoo, u hakeruan 3 miliardë llogari personale

Sulmi kibernetik më i madh në histori bëhet edhe më i frikshëm me lajmin më të fundit.

Kur Yahoo informoi njerëzit publikisht se kishte pasur një hakim masiv në dhjetor të 2013-s, theksoi se ishin prekur vetëm 1 miliard përdorues.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, Yahoo ka pranuar se, bazuar në gjetjet e reja, janë prekur të gjitha llogaritë e saj, saktësisht 3 miliardë të tilla, transmeton “PC World”.

Sipas informacioneve të dhëna nga kompania, janë vjedhur informacione përdoruesi, adresa e-mail, numra telefonikë, informacione personale si datëlindje dhe pyetjet e sigurisë, si dhe fjalëkalime të enkriptuara.

Fatmirësisht, të paktën ashtu siç saktëson Yahoo, informacionet rreth llogarive bankare nuk janë prekur.

Sulmet kibernetike janë bërë një gjë më se e zakonshme në vitet e fundit dhe shpeshherë të dhënat e vjedhura publikohen për shitje në tregjet e zeza.

 

Please follow and like us: