Urimi i fundit që djali i Priftit i bëri të atit për ditelindje, kur ai luftonte për jetën

Në instagramin e David Priftit, mes postimeve të shumta gjendet edhe urimi i fundit që ai i ka bërë të atit për ditëlindje. Postimi që mban datën 27 gusht është i ndjerë, ashtu siç mund të jetë urimi që një fëmijë i bën prindit të tij. Në një kohë kur ish-ministri luftonte për jetën, me shpresën dhe dëshirën që i ati t’ja dilte në këtë beteje, Davidi i shkruante.  “Gëzuar ditelindjen njeriut, që gjithmonë kam dashur t’i ngjaj. Të dua shumë babi. Faleminderit që je gjithmonë pranë meje”.  Davidi i ka shoqëruar fjalët e tij të ndjera me një foto të të atit, që e mban në krahë në kohën kur Davidi ishte foshnjë në ditët e para të jetës.  49-vjeçari Prifti, ish-minister dhe ish-deputet u nda nga jeta pasditen e djeshme në moshën 49-vjeçare, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e  rëndë.