Albspirit

Media/News/Publishing

Drini Zeqo: Zgjedhjet mbaruan, fushata vazhdon

Ky vend duket se eshte në një fushatë elektorale që nuk mbaron kurrë. Një fushatë elektorale e cila zgjat që pas rënies së komunizmit. Politika po na atrofizon çdo pjesë tonën.

Poltikanët kanë hyrë në skutat e qenieve njerëzore, ku nuk u takon të jenë. Ata bëjnë presion të përditshëm, konstant, pa ndalim dhe të dhunshëm ndaj këtij populli. Ata janë në çdo moment live, ata pushtojnë ekranet, pushtojnë sheshet, rrugët, ata politizojnë institucione.

Ata shfrytëzojnë hapësirat ku askush nuk guxon të hyjë në mendjen e një njeriu.

A e kuptoni se jeni kudo, në çdo cep të këtij vendi e ndërsa e verteta dhe realiteti nuk duhet të jenë kështu. Ju duhet të jeni vetëm aty ku ju takon. Aty ku duhet të bëni vetëm punën tuaj, qoftë mazhorancë apo opozitë. Ju flisni per krim për drogë dhe për shtet që nuk funksionon. Po ju flisni për shtet që po rindertohet dhe për njerez të ndershem që ju mendoni se jeni. Flisni për konkurse në administratë dhe meritokraci që edhe më i përvëluari për partinë, tashmë nuk e beson.

Ju nuk e kuptoni pse dikush që bën punen e tij dhe nuk është i varur nga asnjë forcë poltike është i terrorizuar nga ju. Po po tamam ashtu, sepse ne kete vend tashme asgjë nuk bën dot po nuk u preke nga politika. Këtu nuk bën dot karriere po nuk ishe në parti dhe kur e bën karrieren ajo të zhbëhet, sepse partia jote nuk është më në pushtet.

A dini ju si ndihet nje i ri qe ka mbaruar shkollën e lartë e kerkon të gjejë një punë? A dini ju si ndihet dikush qe studion e ka pasione e plot ide, kur dëgjon fjalimet tuaja bajate ku ka vetem mllef për njëri -tjetrin?! Ndihet se do te ikë nga ky vend.

Nuk kam lindur dje të mos kuptoj çfarë bëni ju me atë që e quani politikë. Por do e klasifikoja unike për nga lloji me asnjë situatë të asnjë vendi europian.

Pse duhet te dalë në ekranin e tij personal një kryeministër apo mbi katër herë në ditë? Per cfare duhet te kemi nje media qe nxjerr dhe poston çdo status në twitter të cdo politikani? Kush perfiton nga kjo?

Perfiton ai punëtori i fasonerisë që 12 orë nuk ngre koken nga puna? Perfiton ai punonjësi i bankës që del ne oren 17:00 nga zyra dhe nuk do të shohë asnje cast televizion apo media online? Apo perfitojnë vetëm njerëzit tuaj të partisë, të cilët ju rrahin shpatullat duke ju thënë: “bravo shef, mire ja bere”.

Unë nuk e di kush perfiton dhe kush është dobia strategjike e kësaj fushate elektorale, që nuk ndalon kurrë. Di te them, apo te pakten ndiej, se po kaloni çdo cak, çdo limit dhe jeni në vendin që nuk ju takon të dashur politikanë!

Please follow and like us: