Albspirit

Media/News/Publishing

“Pa Marian jam përgjysmë”, Stefi Prifti tregon se ku e gjen forcën pas humbjes së bashkëshortes

Edhe pse kanë kaluar tashmë pothuajse dy vite që bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta këngëtari Stefi Prifti ende e vuan mungesën dhe largimin e saj të parakohshëm. Disa dhimbje nuk mund që t’i kurojë as koha. I ftuar dje në “Pasdite në Top Channel” Stefi rrëfeu për jetën gjatë këtyre dy viteve pa bashkëshorten dhe gjithashtu për vajzat Joanën dhe Marian. “Pa Marian jam përgjysmë, nuk jam më i plotë. Ne ishim të lidhur që kur ishim studentë. Jeta ime me të ishte shumë e gjatë”, shprehet këngëtari.

Megjithatë shton se ka gjetur forcën tek vajzat për të cilat ka një peng, atyre nuk mund t’i kushtojë shumë kohë për shkak të angazhimit në muzikë. “Mungesa ime në shtëpi është çfarë më shqetëson më shumë. “Baba duhet të jesh më shumë në shtëpi” më thonë vajzat”, tregoi Stefi. “Vajzat janë ato që më kanë dhënë forcën më të madhe, nëse do të isha vetëm, mbase nuk do të isha as këtu me ju, nuk e di…”, u shpreh këngëtari.

Please follow and like us: