Çuna zhvishuni…nga Magi’s Tips

 

 

 

 

Nuk mund t’i shpëtoja as un “ virusit” xhaketë xhins oversize.

 

Pas shumë e shumë kërkimesh nëpër dyqanet e Tiranës dhe Teg-ut e gjeta ashtu siç doja te Bershka.  Ja vlente ta merrja sidomos nga çmimi ekonomik që kishte. Sot në mëngjes u mundova të bëja një kombinim dhe kur e hodha sipër xhaketën xhins dukesha ukubet (skandal, në dialektin shkodran). Hahah, nuk ishte faji i xhaketës por veshjes që kisha bërë unë.

Si ndryshon koha dhe moda… Në dollapin tim, tani ka një super kontrast, xhaketa të vogla që duken si të mbesës sime dhe xhekata  gjigande si të babit. Nuk e kuptoj si shkoja e blija xhupa e xhaketa XS që jo që nuk mbërtheheshin po nuk bëhej fjalë të bëje ndonjë lëvizje te pakontrolluar se dëgjoje ndonjë krrap. Shumë shoqe kushedi sa më shajnë se kur iknim bashkë dh unë u jepja mendje:- merre më të vogël se duket më bukur, gjithashtu dhe mamit:- le mos të mbërthehet, kështu është moda… Duhet fiks ai emoji që i bie ballit me dorë. Nuk ishte faji im, ashtu i blinin të gjithë.

Tendencat e fundit janë fantastike. Xhaketa xhins të gjata ose të shkurtra por sigurisht oversize, me supe të varura dhe mëngë të kthyera dy tre herë. Mund t’i blejmë me stampa, me gura, me perla ose me push. Më pelqejne si me veshje klasike ashtu dhe casual. Një kostum klasik vishnje ose i zi me nje xhaketë xhins oversize, të hedhur supeve, do duket super; gjithashtu një fustan mbrëmje, me po të njëjtën xhaketë do na bëjë te dukemi si Rihanna. Veshjet sportive ose casual e pranojnë më së miri një stil të tillë.

Në qoftë se kemi në shtëpi nje xhaketë të babit, vëllait, të dashurit ose mamit nuk kemi pse e blejmë, disa stampa (ose jo, sipas dëshirës) dhe ja ku jemi, më në modë se kurrë. Dhe vëmendje, në dimër do na duhen akoma më shumë. Të veshura me bluza të trasha të leshta duken akoma më bukur…

I lamë zhveshur të shkretët çuna, i morëm pulovrat, tani xhupat… na ngelën vetëm pantallonat  😛

See you

Magalina Saqellari