Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Tahirit: Rama, 200 telefonata me Deliorgjin

Shkëlzen Berisha i ka dhënë përgjigje deklaratave të Saimir Tahirit në studion e ‘Opinion’, se fliste me drejtorin e fabrikës në Gërdec dhe nuk është thirrur asnjëherë në prokurori. Me një mesazh drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, Shkëlzen Berisha i ka kujtuar Tahirit se shefi i tij (Edi Rama) ka më shumë se 200 telefonata me Mihal Deliorgjin.

Përgjigja e Shkëlzen Berishës për Tahirin:

Mihal Delijorgji nuk kalonte kufirin me makinën time, nuk ka blerë makinën time, nuk është incizuar kund duke thënë se ndante 5 milionë euro me mua dhe as qe i ka blerë byzylyqe nënës dhe motrës sime. Nuk ka thënë ndonjëherë se i kam vënë shtetin në dispozicion për të bërë trafik droge. Sa për telefonatat. Shefi i tij ka 200 telefonata me Delijorgjin. Se fundmi meqë prokuroria nuk e paska bërë punën, përse shefi i tij nuk lë vend pa e promovuar Ina Ramën????

Please follow and like us: