Albspirit

Media/News/Publishing

Mirësevini në gomisterinë “Toni Bleri” në Shqipëri

Çudirat shqiptare bëhen pjesë e batutave të ndërkombëtareve. Është publicisti Alastair Campbell ai që ka postuar në Twitter në foto të një gomisterie në vendin tonë që mban emrin “Toni Bleri”.
Me ironi Campbell shkruan “Jeremy Corbyn mund të ketë një këngë kushtuar atij, por Tony Blair ka emrin në një gomisteri në Shqipëri”.
Jeremy Bernard Corbyn është politikan i njohur britanik, lider i Partisë Laburiste ndërsa Blair ish-kryeministër britanik jo pak i njohur në vendin tonë për shkak dhe të miqësisë me Kryeministrin Rama.

Please follow and like us: