Syzet 10 mijë dollarëshe, Tahiri i përgjigjet Berishës: Akuza banale!

Saimir Tahiri gjatë konferencës për shtyp në lidhje me akuzat e Prokurisë së Krimeve të Rënda u “ngacmua” edhe për çmimin e syzeve të tij. Me tone të zbutura e gati me buzë në gaz, Tahiri tha se Berisha gënjen dhe syzet e tij nuk kushtojnë aq shumë.

“Asgjë nuk kushton aq sa thotë Sali Berisha, kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme.
Më duket shumë banale për ta vazhduar këtë bisedë”- tha Tahiri.

Sipas një postimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, syzet e Tahirit janë dhuratë e Habiljave dhe kushtojnë më shumë se 10 mijë dollarë.