Albspirit

Media/News/Publishing

Zamira Çavo: Kryeministri dhe gazetarët

Kryeministri dhe gazetarët.
-Nuk pyes a ka te drejtë kryeministri apo gazetarët, sepse nuk shtrohet cështja kështu. Në mendimin tim unë jam e bindur se nuk ka përgjigje të keqe, por ka pyetje të keqe.
– Doja të pyesja gjithë miqtë e mi që e kanë marrë përpjekur këtë punën me fyerjen e gazetarëve: A jeni dakord që media sot në Shqipëri është

a) e paprofesionalizuar,

b) e varur tërësisht nga buka e gojës,

c) e paintegritet human pasi përdoren në përgjithësi nga bosët dhe interesat e tyre?
A jemi ne të gjithë që themi cdo ditë që medias i ka humbur profesionalizmi?
– Unë nuk pashë se cilët gazetarë ishin me mikrofon përballë kryemnistrit, por dëgjova pyetjet që iu bënë e që ishin thjesht pyetje kafenesh dhe jo pyetje gazetarësh.
– Unioni i gazetarëve ka kërkuar bojkotin e kryeministrit në media. Jam e bindur se atë ditë kur nuk do mund të marrin dot lajme nga kryeministri, media shqiptare vdes sepse është e paaftë të prodhojë vetë lajm.
-Nuk ju duket paradoksale teksa brohorisni presidentin e Amerikës i cili u ka shpallur luftë mediave të vendit të tij pikërisht sepse (sipas tij) shpërndajnë lajme jo të vërteta, e konsideronin këtë veprim shprehje të demokracisë amerikane dhe ndërsa dëgjoni z. Rama që bën të njëtën gjë me median shqiptare e quani diktator e autritar?
-Nëse ka një gjë për të cilën duket ta kritikojmë z Rama, është fakti i dystandartizimit të tij: Nga njëra anë tallet me median dhe nga ana tjetër shkon jo vetëm në festimet e saj, por i bën elozhe pikërisht atyre që ka anatemuar. Kjo po nuk mund të përtypet!

Please follow and like us: