Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bushati: Rama po e përdor Nanon si një dordolec

Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar mbrëmjen e enjtes në emisionin “Të Paekspozuarit” dhe është pyetur lidhur me paralelizmin që bëri Edi Rama, mes burgosjes së Fatos Nanos dhe kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas Bushatit, Rama po e përdor Nanon, si një dordolec duke e ditur që ky i fundit nuk reagon.

“Rama është në një hall të madh që kërkon t’i thërrasë memories së të majtëve. Mendova që Fatos Nano, të paktën do të fliste dhe do të thoshte mos më përdorni deri këtu. Fatos Nano e ka lejuar veten të përdoret kaq shumë, dhe Rama e di se edhe po t’a përdorë si një dordolec për të trembur Berishën, ai sërish nuk do të flasë.”

Sipas tij  kryeministri Rama po tregon paqëndrueshmëri dhe konfuzion në qëndrimin  e tij, pasi nga njëra anë e mbron ish Ministrin Tahiri dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Këtë koment, Bushati e bëri në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Andi Bushati: Rama është përballë një të panjohure. Mënyra si po vijnë materialet e kanë anashkaluar zinxhirin komandues të Ramës, dhe ai nuk e di ç’kanë prokurorët dhe kjo e bënë më ankth. Nga një anë ai e paraqet Tahirin si viktimë të një komploti dhe nga ana tjetër e quan një vemje. Pse po e përjashton kur s’ke prova nga PS? Rama provat i ka ditur që dje, ne shqiptarët po i mësojmë sot. Dosjen e Tahirit, Edi Rama e ka pasur në tavolinë dhe fjalimi i tij  është një teatër.

Please follow and like us: