Deputetët që kanë futur në Shqipëri mallra pa doganë

43 deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë marrë autorizim nga organet e Kuvendit, për të futur mjete në pikat kufitare, pa paguar detyrime doganore. Ligjvënësit shqiptarë kanë shfrytëzuar një privilegj që ua jep ligji, për të futur, një herë gjatë mandatit, mjete të ndryshme që lidhen me punën e tyre, pa paguar taksa në pikat doganore, siç paguajnë të gjithë shqiptarët. Teksa përkufizimi ‘mjete pune’ mbetet shumë subjektiv, 31 për qind e deputetëve janë pajisur me një vërtetim nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvend, për të sjellë në Shqipëri mjete, pa paguar detyrimet doganore. Në vitin 2016, 13 deputetë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Pjesë e listës janë Florjon Mima, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Nard Ndoka, Roland Keta, Arben Çuko, Sadri Abazi, Bedri Hoxha, Ylli Shehu, Vladimir Kosta etj. Në vitin 2015, janë 14 deputetë dhe ish-deputetë, të cilët kanë tërhequr një vërtetim nga organet e Kuvendit, për të kaluar mjete në pikat kufitare pa paguar taksa.

Pjesë e listës janë Vasilika Hysi, Kozma Dushi, Erjeta Alhysa, Erion Braçe, Edlira Çekrezi, Irma Kopliku, Astrit Patozi, Anduel Xhindi, Flamur Noka, Liljana Elmazi Billa, Mira Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka.

Në vitin 2014, janë 16 deputetë dhe ish-deputetë të cilët kanë përfituar nga ky privilegj i parashikuar në ligj.

Lista kryesohet nga Tauland Balla, Halim Kosova, Helidon Bushati, Sherefedin Shehu, Ermonela Felaj, Arben Ndoka, Dashamir Peza, Vangjel Tavo, Mark Frroku, Tom Doshi, Bedri Mihaj, Astrit Veliaj, Ardian Turku, Parid Cara, Omer Mamo dhe Armando Prenga./shqiptarja.com/