Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Kazani zien sa më shumë të palara t’i hedhësh zoti kryeministër

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama edhe në këto momente është në transmetim “live” tek “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit, gazetarja dhe moderatoja e njohur, Sonila Meço duket se po e percjell drejtpërdrejtë emisionin dhe ka një mesazh dhe reagim lidhur me intervistën e zotit Rama.

Ja çfarë shkruan Meço në Facebook:

“Dmth një kryeministër harxhon orë të ditës e natës duke iu avitur çdo mikrofoni a rrjeti social për t’u mbrojtur nga akuzat publike për lidhje me krimin, kanabisin, trafiqet.

Se ekonomia, shëndetësia, arsimi, administrimi funksionojnë vetvetiu në sistemin ku ka futur pilot automatik.

Ndërkohë kazani zien e ngre flluska sa më shumë të palara t’i hedhësh.
Ja kujt i duhet kazani!!!!

Please follow and like us: