Albspirit

Media/News/Publishing

Trump emëron Pauell si kreun e ri të Rezervës Federale

Donald Trump emëroi Zherom Pauell si kreun e ri të Rezervës Federale, Banka Qendrore e SHBA, më e fuqishmja në botë. Një miliarder republikan, Pauell është aktualisht pjesëtar i bordit të bankës, ku është emëruar në vitin 2012. Emri i tij përflitej si zgjedhja më e mundur prej më shumë se një javë. Analistët vlerësojnë se, me shumë gjasa, ai do të ruajë politikat aktuale të Rezervës Federale të rritjes graduale të normave të interesit. Numri një i Uashingtonit tha se Pauell, i njohur si Xhej, gëzonte respektin e të dyja partive dhe kërkoi konfirmimin e tij të menjëhershëm në Senat. “Besoj se Xhej ka mençurinë dhe lidershipin për të udhëhequr ekonominë tonë përmes sfidave të ndryshme”, ishin fjalët e Trump. Presidenti intervistoi 5 kandidatë për rolin, përfshirë shefen aktuale Janet Yellen, mandati i së cilës përfundon në muajin shkurt.

Please follow and like us: