“Bento”: Piramida e Kadaresë, libër që më ndryshoi jetën

Portali letrar gjerman “Bento” i njohur në qarqet krijuese në Europë ka botuar listën e dhjetë librave që të ndryshojnë jetën. Redaktorët e portali rendisin edhe  veprën “Piramida” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

“Nëse njeh të kaluarën të ndihmon ta kuptosh të sotmen. Kjo mund të jetë një klishe,  por Ismail Kadareja e ka aktualizuar në këtë vepër. Ai shkruan për Piramidën e Madhe të ndërtuar para 4500 vitesh, por vepra tingëllon aktuale.

Piramida është një metaforë për çdo lloj shtypjeje”, shkruhet në rekomandimin e revistës gjermane “Bento” për Kadarenë.

Përveç librit të shkrimtarit të njohur shqiptar kjo revistë ka renditur edhe titujt e autorëve më të famshëm në botë si libri “Persepolis” i autores iraniane Marjane Satrapi, “Effi Briest” i Theodor Fontane-it, “The Imperfect” nga Tom Rachman-i, “The Wave” nga Morton Rhue, etj.

“Piramidës” së Kaderesë i është kushtuar vëmendje nga redaktorët e revistës gjermane, saqë ata arrijnë në një konkluzion interesant:

“Me heqjen dorë nga ngritja e piramidës nuk vihet në pikëpyetje ngritja përfundimtare e prijësit tek yjet, por rrezikohet dhe arkitektura e pushtetit të shtetit, mbi të cilën bazohet bindja pa kushte e popullit”, shkruhet në revistën “Bento”, referuar intrigës së romanit që nis me shqetësimin e hierakisë komuniste se mos diktatori heq dorë nga ideja e piramidës…

 

“Bento”, portal rinor, degë e «Spiegel online» për lexuesit e rinj mes moshës 18 e 30 vjeçare.