Albspirit

Media/News/Publishing

Luana Vjollca, kandidate për deputete e LSI pas 4 vitesh?!

Prej gati 10 vitesh ajo është pjesë e ekranit të ‘Top Channel’ ku ka nisur karrierën fillimisht si velinë, e më pas si prezantuese. Mirëpo, duket se Luanën së shpejti mund ta shohim në një tjetër vend: Në parlamentin shqiptar. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet deputetja e LSI Nora Malaj, e cila është bërë pjesë e spektaklit ‘Shiko Kush Luan’, që do të transmetohet të shtunën e ardhshme. “Më në fund e binda Luanën të kandidojë…’-ka shkruar Malaj, në foton ku shohet përkrah Luanës. Ndaj, mos u habisni nëse në të ardhmen do të gjeni edhe emrin Luana Vjollca në listën e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Please follow and like us: