Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk bëjmë dot pa to… nga Magi’s Tips

 

 

Sot, me sugjerimin e kunatës sime (shumë fjalë e shëmtuar  kunata :P) po ju jap disa sugjerime për gjërat që duhet të kemi patjetër në garderobë. Ose ndryshe “Must Have”.

 

 

  1. E fillojmë me këmishën e bardhë, pa të cilën unë, ditën e hënë nuk e konceptoj dot. Na jep shkëlqim të fytyrës, dukemi të rregullt dhe është shumë e përshtatshme për veshje zyre dhe jo vetëm. Secili nga ne mund t’i ketë të personalizuara, me ndonjë perlë, me stampa ose me gura. 
  2. Xhaketa e zezë. Për momentin e preferoj të gjatë sepse më pëlqen me xhinse ose për në darkë me minifunde. Përshtateni me trupin që mos të dukeni si e futur në thes.
  3. Edhe në qoftë se vishni një t-shirt dhe një palë xhinse, vendosja e një shalli me ngjyrë të ndezur do ta bëjë veshjen me cool.
  4. Pupat. I preferoj për çdo stinë. Në vjeshtë dukemi si franceze të vogla, me fustane të holla dhe pupa balerine. Në dimër, si komshijet tona greke, me pallto të trasha dhe këmbët gjysmë përjashta.                                                                  
  5. Bluzat marinar. Nuk besoj që ka njeri që këto lloj bluzash nuk i shkojnë. Qoftë në ditë pune me një fund strait ose perfektja në fundjavë, buzë detit, me një palë xhinse ngjyrë të celët.             
  6. Little black dress. Të gjitha e kemi në dollap fustanin e zi që kur jemi pa ide na nxjerr nga situata. Është e mira të investojme që kur ta veshim, të dukemi bombastike.                                                                                                                                                                                                                          
  7. Getat e zeza. Një palë të tilla na bejnë ne gocat e shkurtra, të na duken këmbët kilometrike. Edhe të zezat e holla dhë të trasha janë” must have “për dimrin.
  8. Nuk hyn në shijen time pasi më duket vetja si inspektori Gaxhet, por kur e shoh te vajzat më pëlqen shumë. E njëjta gjë është edhe me pardesynë, një t-shirt dhe një palë xhinse mjaftojnë të jemi të veshura bukur. Kush nuk do ta preferonte klasiken e burberry-t, por mund të gjejmë shoqe të saj më të lira.
  9. Xhinset. Dollapi im po bie nga xhinset dhe përsëri, sa herë shoh të reja me bëhen sytë zemra. Nuk ka nevojë të përshkruaj se ku mund ti veshësh. Gjithandej  zënë vend të bekuarat xhinse, për të dalë, për punë, për fundjavë… Sezoni na propozon mrekullira te xhinset, mund ti gjejmë me perla, me stampa me lule, kauboj, me thek në fund (të gjitha keto, nqs kemi pak fantazi ,mund ti bëjmë dhe vetë në shtëpi).     
  10. Çanta e zezë. Shummmmë “must have”.                                      
  11. Lekura e zezë. Ka të njëjtin pozicion si xhaketa e zezë. Nëqoftëse nuk veshim xhaketën, patjetër që zgjedhim lekurën, e cila do vazhdojë në përjetësi të jetë” little thing”.                                                                                                                                                                                                       
  12. Sunglasses. Është investim që nuk bëhet cdo ditë prandaj mblidheni mëndjen dhe një palë i blini te mira. (jo si mua që kam 100 cope të lira :P) 
  13. Cizmet e gjata. Të zezat janë zgjedhja më racionale.                        
  14. Stileto. Asnjë vajzë në “univers” nuk mendoj të mos ketë në dollap një palë këpucë të zeza fine me takë të hollë. Kanë shtrirje që nga dasmat ose fundjavat deri te prezantimi ditën e parë të punës (vetëm ditën e parë). Nëse keni këmbën e madhe zgjidhni majë rrumbullake, ose majë të shkurtër që mos të dukeni si me “anije” ne këmbë.              
  15. T-shirt. Të bardha, të zeza duhen patjetër, të tjerat zgjidhini si të dëshironi. Me to mund të blini bukë ose me kombinimin e duhur të bëni  ‘’fapppp’’ një të shtunë në pub.

Nuk ka rregulla të shkruara se cfarë duhet të kemi ne dollap. E bukura është të jemi të vecantë, edhe pse blejmë dicka që ka në seri edhe 100 te tjera, të dimë ta kombinojmë në mënyrë që, nëqoftëse bëjmë xing ,veshja jonë të duket komplet ndyshe.

Be original

See you

Magalina Saqellari

Please follow and like us: