Fevziu: Në Shqipëri, kriminelët nderohen nga policia

Gazetari i njohur Blendi Fevziu i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se para dy muajsh një oficer që hetonte një grup kriminal të rrezikshëm në Holandë dhe Belgjikë dhe një prej anëtarëve të tij nderohej në Shqipëri.

Fevziu: Para rreth dy muajsh pata një takim me një oficer, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të hetuar një bandë shumë të rrezikshme midis Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut. E di çfarë tha? Personazhe të tillë të botës së krimit ka sa të duash. Atje lëvizin me transport publik dhe janë të padukshëm, ndërsa këtu shprehin arrogancë ndaj qytetarëve. E kemi të dokumentuar që ky person që ne e kërkojmë në vendin tonë, kalon në rrugë dhe makina e tij nderohet nga punonjësi i policisë. Pse nuk e di policia ku është ky banditi?